Anomalite skeletore dento-maxillo-faciale kane te bejne me mosperputhje te nofullave te cilat mund te konstatohen ne tre plane si:
1. antero-posterior
2. transversal
3. vertikal
1- Anomalite ne sensin anterio-posterior – Keto mund te
perfshijne te dy nofullat, ose mandibula mund te jete me prapa ose perpara maxilles, kur mandibula shkon prapa ose perpara maxilles shoqerohet dhe me kliniken perkatese, si okluzioni, buzet, gjuha, dhe muskujt pertypes.
Kur kemi anomali te nofullave ne planin anteroposterior, mbi 5 mm overjet dhe -4mm ne mbulim te kundert (inciziv mandibular perpara atyre maksilar) ne keto ratse rekomandohet nderhyrje kirurgjikale.
2- Anomalite ne sensin transversal – Keto kane te bejne me endognati, ekzognati dhe laterodevijim te bazave kockore, diagnoza e ketyre anomalive vendoset nga klinika dhe analiza cefalometrike.
Kur kemi anomali ne planin horizontal mbi 4mm shoqeruar me laterogeni rekomandohet nderhyrje kirurgjikale.
• Endognatia (maxillare ose mandibulare)
• Ekzognatia (maxillare ose mandibulare)
• Laterognatia (maxillare ose mandibulare) keto mund te jene te
dyja se bashku me hemihipertrofi faciale.
3- Anomali ne sensin vertikal – Ketu mund te perfshihen:
Kafshim i hapur (mordex aperta) mund te jete anterior, lateral ose oblik.
Kafshim i thelle (mordex profunda)
Intrusio dhe extrusio (dhembe nen ose mbi nivelin
okluzal)
Ne planin vertikal kafshim i hapur ose i thelle mbi 2mm rekom-
andohet nderhyrje kirurgjikale.
Gjithashtu deformimet mund ti ndajme ne tre grupe te medha:
1. Deformimet dentare – Kane te bejne me malookluzion,keto korigjohen mjaft mire me mjekim ortodontik.
2. Deformime skeletore – Ne keto raste nuk ka malokluzion dhe kerkohet vetem korigjimi i deformimeve skeletore
3. Deformimet dento-skeletore – Ketu kemi malokluzion si dhe mosperputhje skeletore te nofullave midis njera-tjetres, ketu kerkohet trajtimim ortodontik si dhe kirurgji ortognatike ne varesi te moshes
Korigjimi i pjesshem i anomalive te nofullave e ka zanafillen qe nga vitet 80 , por korigjimi i tyre ne baze te protokolleve bashkekohore dhe osteotomive te plota apo kirurgjise ne te dy nofullat e ka zanafillen qe nga vitet 2005 , te futura per here te pare ne Shqiperi nga Prof.Dr.Ramazan Isufi.
3. deformime te skeletit maxillo-facial