Sinuziti Maksilar Odontogjen

31 Korrik, 2018
0903_Jacobson_02.jpg

Patologjite e sinusit maksilar, shpesh ne praktike,
kerkojne vemendje dhe ekzaminime te sakta per te percaktuar
diagnozen dhe trajtimin korrekt te tyre.
Ne disa raste kerkohet nje konsulte e perbashket ndermjet
shume specialiteteve: kirurgjise maksilo-faciale, otorinolaringologut,
oftalmologut, imazheristit, neurokirurgut etj.
Ne mjaft raste, me te pa drejte, mund te behen trajtime apo
ekstraksone dhembesh nga stomatologu, shpesh duke u shtyre
nga kembengulja e pacientit per dhimbje nga dhembet e ashtuquajtur
sinusale.

Rruget me te mundshme te zhvillimit te nje sinuziti maksilar
jane:
• Rruga rinogjene: gripi, rinitet, infeksionet virale, anomali
anatomike si dhe patologji infl amatore te mukozes se hundes.
• Rruga hematogjene: semundje infektive apo gjendje septike
lokoregjionale apo sistemike.
• Rruga traumatike: fraktura te nofulles se siperme, kompleksit
zygomatik dhe hundes
• Rruga alergjike: te semure me alergji dhe kryesisht me probleme
te atopizmit stinor.
• Rruga odontogjene – Sinuziti maksilar odontogjen shkaktohet
me shpesh nga:
• Proceset infl amatore te molareve siper
• Kistat odontogjen te ketij regjioni
• Nderhyrjet operatore ne kete regjion
• Gjate mjekimt te kanaleve te molareve siper
• Gjate procedurave te venies se implanteve
• Pas osteotomive ne kirurgjine ortognatike

Ne mjaft raste ne praktike sinuzite jo-odontogjene shkaktojne
simptoma te ngjashme me patologjite e dhembeve te nofulles se
siperme nderkohe qe shpesh dhembet e kariuar me komplikacionet e
tyre mund te japin sinuzit, prandaj duhet treguar mjaft kujdes ne vendosjen
e diagnozes si dhe te realizohet diagnoza diferenciale midis
sinuzitit odontogjen dhe jo-odontogjen.
Simptoma kryesore e sinuzitit eshte dhimbja kryesisht pasdite,
qe perfshin gjysmen e kokes dhe e manifestuar ne dhembet maksilar
te kesaj ane. Dhimbja shtohet me levizjen apo tronditjen e kokes, si
dhe ne palpim ne fosen kanine apo te regjionit te tuber maksile. Kjo
dhimbje eshte e karakterit neuralgjik.
I semuri ka rrjedhje sekrecionesh nga hunda si dhe temperature
subfebrile.
Sinuziti odontogjen eshte unilateral dhe ne goje shikojme
dhembe te prishur, te hequr, rrenje apo alveolen bosh, si dhe ndonjehere
pranine e fi stules oro-sinuzale.
Sinuziti kronik ka nje klinike me pak te ngarkuar me: sekrecione
nga hunda me ere te rende, bllokim te saj dhe dhimbje e rendim te
kokes ne ate ane.

Bazohet ne anamneze, ekzaminimin klinik te pergjithshem dhe
ekzaminimin objektiv lokoregjional intra dhe ekstraoral.
Ne metodat diagnostike ndihmese imazheria me CT eshte
metoda me e mire per te vleresuar patologjite e sinusit maksilar sidomos
ne prerje transversale dhe koronale. Ne radiografi nje sinuzit akut
purulent duket me nje velature homogjene, ndersa ne format polipoze
ka nje velature jo homogjene.
Konsulta nderdisiplinore qe mund te rekomandohen jane: otorinolaringologjike,
alergologjike, stomatologjike, kirurgji maksilo-faciale.
Ne shume raste mund te ndihmoje punksioni probator i meatus
nasi inferior (trapanacioni).

Sinuziti akut trajtohet me antibiotiko- terapi afersisht 10-14 dite.
Antibiotiket me te perzgjedhur jane: amoksiciline, amoksiklav, co-trimoksazol,
cefuroksime, azitromicine, klaritromicine.
Sinuziti kronik trajtohet me antibiotiket e mesiperm per nje periudhe
tashme 1 muaj e gjysme, kortikosteroide spray, solucione hipertonike
per shperlarje te hundes, antialergjike dhe ne deshtim te terapise
perdoret mjekimi kirurgjikal.
Trajtimi kirurgjikal ne femijet e vegjel duhet te jete shume i
rezervuar sepse demtohen folikujt dentare dhe zonat e rritjes kockore.
Ne femije rekomandohet qe trajtimi kirurgjikal te behet me rruge endoskopike
transnazale ose te shtyhet deri ne perfundim te rritjes.

Per trajtimin e nje sinuziti orientohemi nga shkaktari, nga klinika,
nga anatomo-patologjia etj.
Teknikat kirurgjikale me te perdorura jane :
• F.E.S.S. (functional endoscopic sinus surgery) qe perdoret per
diagnostikim dhe trajtim
• Sinusektomia radikale sipas Caldwell-Luc, Denker dhe Jansen-
Horgan.
Nderhyrja kirurgjikale kryhet kryhesisht me anestezi te pergjithshme
por nuk perjashtohet dhe mundesia me anestezi lokale.


ORARET E PUNES


E HËNË – E PREMTE
9:00 AM – 8:00 PM
E SHTUNË
9:00 AM – 5:00 PM
E DJELE
MBYLLUR

KONTAKTET


Kryqëzimi i farmacisë 10, “Rruga e Dibrës 10, Tirana, Albania“

renato_isufi@hotmail.com

+355 69 51 51 545


© Copyright 2018 – ISUFI ROYAL DENTAL. All rights reserved. Designed by EROL DIGITAL AGENCY.Privacy Policy