Profilaksi

Oraret e punës

  • E hëne – E Premte
    09:00 – 19:00
  • E Shtunë
    09:00 – 14:00
  • E Dielë
    Pushim
blog_img_01
blog_img_02
blog_img_03
blog_img_04
blog_img_06

 

Pastrimi i Gurëzave

Prania e gurezave e veshtireson pastrimin e dhembeve me furce dhe fijen dentare,duke cuar ne krijim e kaviteteve.

Gurezat qe krijohen ne nivelin e ginigives, si pasoje e pranise se larte te baktereve japin acarim te vazhdueshem te gingives, dhe me kalimin e kohes mund te japin semundje te perparuara te mishrave te dhembeve.

Ginigivitis, njihet si inflamacioni i mishrave te dhembeve. Nepermjet higjenes se mire, perdorimit te fijes dentare dhe pastrimit profesional tek dentisti mund te ndalohet dhe permiresohet shendeti i gingivave.

Silantet

Silanizimi i dhëmbëve është një procedurë që parandalon formimin e prishjeve të dhëmbëve.

Aplikimi i silanteve (një shtresë e hollë resinoze fluide) rekomandohet sidomos tek dhëmballët e përheshme të sapo zbuluar nga gingiva.

Forma okluzale e këtyre dhëmbëve është e përbërë nga kreshta dhe gropëza të cilat favorizojnë zhvillimin e proceseve karioze.

Kjo procedurë karakterizohet pa dhimbje e cila bëhet pa nevojën e anestezisë lokale.

Fluorizimi

Profilaksia me fluor konsiston në aplikimin sipërfaqësor të xhelit të fluorit në mënyrë perdiodike me qëllim përmirsimin e struktures kristalore të zmaltit të dhëmbëve.

Përmirësimi i strukturës së zmaltit e bën dhëmbin me rezistent ndaj sulmeve të acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin dentar.

Një kujdes të vecantë duhet treguar në aplikimin e sasisë së fluorit ose gjatë gëlltitjes së sasive të konsiderueshme të pastave të dhëmbëve me përmbajtje fluori, pasi një sasi e tepërt mund të coj në formimin e Fluorozis (pigmentime të bardha në sipërfaqen e dhëmbëve).


Avantazhet e protezave te mbeshtetura mbi implantet dentare.
Lexo më shumë
Avatazhet e Implanteve Dentare per te zevendesuar nje dhemb qe mungon.
Lexo më shumë
Vitamina D shume rendesishme ne suksesin e Implanteve Dentare
Lexo më shumë