Kirurgjia e Anomalive te Nofullave – Prof.Ramazan Isufi

Kirurgjia e Anomalive te Nofullave – Prof.Ramazan Isufi

Anomalitet skeletore dento-maxillo-faciale kanë të bëjnë me mosperputhje të nofullave, të cilat mund të konstatohen në tre plane:

  1. Antero-posterior

  2. Transversal

  3. Vertikal

1. Anomalitet në sensin antero-posterior
Këto mund të përfshijnë të dy nofullat, ose mandibula mund të jetë më pas ose më para se maxilla. Kur mandibula shkon pas ose përpara maxillës, kjo shoqërohet edhe me klinikën përkatëse, si okluzioni, buzet, gjuha dhe muskujt pertypes.

Kur kemi anomali të nofullave në planin anteroposterior, mbi 5 mm overjet dhe -4 mm në mbulim të kundërt (inciziv mandibular përpara atyre maksilar), në këto raste rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale.

2. Anomalitet në sensin transversal
Këto kanë të bëjnë me endognati, ekzognati dhe laterodevijim të bazave kockore. Diagnoza e këtyre anomalive vendoset nga klinika dhe analiza cefalometrike.

Kur kemi anomali në planin horizontal mbi 4 mm, shoqëruar me laterogeni, rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale.

  • Endognatia (maksilare ose mandibulare)

  • Ekzognatia (maksilare ose mandibulare)

  • Laterognatia (maksilare ose mandibulare), këto mund të jenë të dyja së bashku me hemihipertrofi faciale.

3. Anomalitet në sensin vertikal
Këtu mund të përfshihen:

  • Kafshim i hapur (mordex aperta) – mund të jetë anterior, lateral ose oblik

  • Kafshim i thellë (mordex profunda)

  • Intrusio dhe extrusio – dhëmbë nën ose mbi nivelin okluzal

Në planin vertikal, kafshim i hapur ose i thellë mbi 2 mm rekomandohet ndërhyrje kirurgjikale.

Gjithashtu, deformimet mund t’i ndajmë në tre grupe të mëdha:

  1. Deformimet dentare – kanë të bëjnë me malokluzion; këto korigjohen mjaft mirë me mjekim ortodontik.

  2. Deformime skeletore – në këto raste nuk ka malokluzion dhe kërkohet vetëm korrigjimi i deformimeve skeletore.

  3. Deformimet dento-skeletore – këtu kemi malokluzion si dhe mosperputhje skeletore të nofullave midis njëra-tjetrës; këtu kërkohet trajtim ortodontik si dhe kirurgji ortognatike në varësi të moshës.

Korrigjimi i pjesshëm i anomalive të nofullave ka zanafillën që nga vitet 80, por korrigjimi i tyre në bazë të protokolleve bashkëkohore dhe osteotomive të plota apo kirurgjisë në të dy nofullat ka zanafillën që nga vitet 2005, të futura për herë të parë në Shqipëri nga Prof. Dr. Ramazan Isufi.