Implanti Dentar

Oraret e punës

  • E hëne – E Premte
    09:00 – 19:00
  • E Shtunë
    09:00 – 14:00
  • E Dielë
    Pushim
Implant-Dentar

Çfarë është implanti dentar?

Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në kockën e gojës,për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë.
Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biocompatibile (të përshtatshme), me trupin e njeriut.

Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mbetur pa një ose më shumë dhëmbë.
Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse.

Kush janë avantazhet e një implanti?

  • Avantazhi i madh i implanteve eshte se ato ruajne kocken e nofullave nga humbja(tkurrja).
  • Zevendesojne nje apo me shume dhembe pa prekur ato ngjitur
  • Mund te mbajne nje ure fikse duke eleminuar nevojen e nje proteze te levizshme.
  • Sigurojne suport per nje proteze te levizshme duke e bere ate me komforte dhe stabel.
  • Funksioni i nje implanti eshte ai i zevendesimit te rrenjes se nje dhembi te humbur .
  • Kandidati ideal per nje implant dentar eshte ai me nje higjene te mire te gojes.

Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?

  • Të gjithë ata që nuk kanë elemente të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë, në përgjithësi mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.
  • Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.
  • Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur disa dhëmbë.
  • Pacientët që përdorin protezat parciale të lëvizshme ose totale të levizshme.

Implanti Imediat

Ne rastet kur pacienti paraqitet në klinikë me një dhemb të thyer, i cili nuk mund te riparohet me mbushje apo punime protetike si shtift dhe këllëf, shpesh është e mundur që të bëhet në të njëjtën seancë ekstraksioni dhe vendosja e implantit në alveolen boshe.

Më pas vendoset një kurorë provizore ndërkohë që fillon procesi i shërimit.
Pas 4 muajve përreth implantit krijohet kockë e re,duke bërë që implanti të stabilizohet fiks në vëndin ku ishte dhëmbi natyral.
Më pas bëhet vendosja e kurorës permanente.

A jane te sigurta implantet?

Ne gjykimet klinike globale implantet dentare kane rezultuar te shkelqyera ne drejtim te estetikes dhe parashikueshmerise.

Garancia e punimit te porcalanit eshte 5 vjet.
Per cdo paqartesi apo detaj mos hezitoni te kerkoni sqarime te metejshme.
Te jeni te bindur qe keni bere zgjedhjen me te mire per komfortin e gojes suaj. Informacion per implantet dentare.

Gjate 30 viteve te fundit perdorimi i implanteve dentare ka ndryshuar nga themelet stomatologjine. Ato nuk konsiderohen me si eksperimentale pasi jane te rralla situatat ne te cilat ato nuk mund te perdoren.


Avantazhet e protezave te mbeshtetura mbi implantet dentare.


Avatazhet e Implanteve Dentare per te zevendesuar nje dhemb qe mungon.


Vitamina D shume rendesishme ne suksesin e Implanteve Dentare